Xhuli: Do të më ngel hatri po dola nesër, dua ta sfidoj vetën akoma më shumë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në darkën e sotme të shtruar nga “Vëllai i Madh”, fjalën e ka marrë edhe Xhuli, si një nga të nominuarat, e për të cilën edhe mund të jetë darka e fundit që e shijon në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka thënë se veten e mendon si person energjik, ndërsa ka thënë se ka dashur të sfidohet për të jetuar edhe një herë në një bashkësi “familjare”, siç është kasti i BBVK-së.

“Kam menduar që unë jam një person energjik, kam menduar a mundem me u kthy në ‘bashkallak’, jam njeri imuplsiv. Shpeshherë jam çuditur me veten se sa me diciplinë kam qenë këto 10 dite”, ka thënë Xhuli.

“Nuk e di tutje si ka me qenë sepse kjo është Big Brother, del prej taktit se kemi ndjenja, është e vështirë me e mbajtë veten. Kjo është sprovë me vetveten tënde dhe me dal si një ‘good picture’ tek publiku. Mua nuk më vjen marre me la, me pastru, me gatu dhe me kërku falje. Nëse nesër dal, do të më ngelë hatri, se kisha dashur të sfidohem akoma më shumë”, ka shtuar ajo pos tjerash.

 

You may also like