Xhevdet Hajredini: Nëse shkohet në zgjedhjet të parakohshme, nuk do të dihet sa e thellë do të jetë humbja e LSDM-së

by admin
Spread the love




Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për nismën e VMRO-së, për bllokimin e Kuvendit, në përpjekje për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme,  tha se shumë Ligje nuk mund të kalojnë, dhe se Qeveria nuk ka shumicën prej 2/3. Kjo sipas tij nuk mund të quhet qeveri stabil.

“Këta shpesh herë nuk mund ta sigurojnë as shumicën e thjeshtë. Mënyrën se si do ta praktikojnë në Kuvend, do të jemi aty po thotë do ta bllokojnë. Mënyrën e bllokimit e ka shpik BDI-ja, e filibasterit. Më me sukses e kanë përdorur kuvendin deputet e BDI-së, Tlata Xhaqeri dhe Xhevat Ademi. Tani këto të BDI-së janë në një pozitë interesante, nuk mund ta akuzojnë opozitën për diçka që e kanë përdorur dikur”, tha Hajredini.

Ai tha nëse shpallen zgjedhje të parakohshme për shkak bllokimit të Kuvendit, VMRO do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa LSDM nuk dihet sa do të humb.

“Çdo ditë jemi dëshmitarë që ngjarjet që ndodhi në Maqedoninë, shkojnë në dëm të LSDM-së, ndërsa në këtë ndikon edhe sjellja e BDI”, u shpreh Hajredini.


You may also like