Xhevahir Kapllani është shpallur trajneri i muajit në Superiore

by admin
Spread the love

Trajneri Xhevahir Kapllani është përzgjedhur trajneri i muajit në Abissnet Superiore, pas rezultateve shumë të mira që ka arritur në krye të Erzenit në këto pesë javë të para të kampionatit, ku skuadra shijakase ka grumbulluar 11 pikë dhe nuk ka pësuar asnjë humbje dhe asnjë gol.

Çmimi trajneri i muajit është një çmim që do të jepet çdo muaj nga Oversport dhe Tibo.

“Falenderoj platformën Oversport për vlerësimin që më ka bërë si dhe opinionistët dhe specialistët e Oversport për këtë çmim të dhënë. Dua të falënderoj stafin tim për këtë punë si dhe tifozët e zjarrtë të Shijakut që kanë qenë një stimul dhe një motivim i zjarrtë për ekipin tonë”, ka thënë Kapllani kur ka marrë këtë çmim para takimit Bylis-Erzeni. / Oversport.tv

You may also like