Xhavit Haliti: Mirë që Norvegjia e ka pritur Kurtin pasi e kanë edhe dhëndër

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se është mirë që shteti norvegjez e ka pritur në vizitë zyrtare kryeministrin Albin Kurti, pasi e kanë edhe dhëndër duke aluduar në origjinën e bashkëshortes së Kurtit e cila është nga Norvegjia, raporton Gazeta Express.

“Me kryeministrin e Norvegjisë shumë mirë që është takuar, norvegjezët janë liberalë nuk e kanë problem t’i presin por e kanë edhe dhëndërr në anën tjetër dhe po besoj që ka kalu mirë”, ka thënë Haliti në kanal10.

Ai ka thënë se politika e jashtme e Kosovës s’ka përparim dhe për kryeministrin Kurti s’ka pasur ftesa nga homologët e tij në perëndim.

“Nga asnjë vend i huaj i njohjes së pavarësisë së Kosovës, s’kemi anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk kemi proces të miratuar sa i përket liberalizimit të vizave, nuk kemi rrugë të hapur për t’u futur në Këshillin e Evropës, pra kjo është politika e jashtme e kësaj qeverie dhe s’kam parë ftesa për kryeministrin nga homologët e tij në Perëndim”, ka thënë Haliti.

You may also like