Xhaka mer të kuq, Arsenali ndal Liverpoolin

by admin
Spread the love

Përfundoi në barazim pa gola, supersfida e parē gjysmëfinale e Carabao Cup mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Në Anfield Road, The Reds luajtën për më shumë se 60 minuta me një lojtar më tepër por as kjo nuk mjaftoi për të gjetur golin sepse pa Salah dhe Mane Liverpooli nuk kishte forcë sulmuese.

Ai që tradhëtoi Arsenalin ishte Granit Xhaka i cili në minutën e 24-t u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë ndaj portugezit Diogo Jota, gjithsesi Arsenali edhe me 10 lojtarë ja doli në këtë gjysmëfinale të parë të mos pësonte gol.

Finalisti i parë i Carabao Cup, është Chelsea që në gjysmëfinale mposhti Tottenham në të dyja takimet.


Top Channel

You may also like