Xhaferi: Të hënën mund të dihet se kur do të diskutojmë për propozimin francez

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në koordinimin e rregullt të së hënës në Kuvend, do të diskutohet se kur do të mund të mbahet seanca plenare për Informacionin për përmbajtjen e propozimit – kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deklaroi për MIA-n se për këtë do të diskutohet në koordinimin ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.

“Të hënën kemi një koordinim, ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i qeverisë dhe do të diskutojmë. Do të bëhet një vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por seanca për ribalancin e buxhetit duhet të fillojë të hënën”, thotë Xhaferi.

Ai sqaron se seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës për ribalancin e buxhetit duhet të zgjasë më së shumti pesë ditë dhe është caktuar sipas afateve dhe sepse duhet të fillojë, por nëse është e nevojshme do të ndërpritet dhe do të caktohet seancë e re në të cilën në rend dite do të ishte Informacioni i dërguar nga Qeveria.

Duke e marrë parasysh se në Kuvend ishte dërguar vetëm Informacioni, ndërsa jo edhe dokumenti gjegjësisht propozimi francez, Xhaferi thotë se të gjitha dokumentet tashmë janë publikisht të qasshme dhe secili mund t’i shohë.

Informacionin për përmbajtjen e propozim – kornizës negociuese për negociatat inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian në Kuvend nga Qeveria e dërguan mbrëmë. Sipas procedurave, materiali është i arritshëm për deputetët, por në të nuk janë përmbajtur propozimi francez dhe dokumentet shoqëruse.

You may also like