Xhaferi: Se kush do të jetë kandidati i BDI-së për president shkoni pyetni në Reçicë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi nuk ndjen nevojë të komentojë vendimet e partive politike se kush do të jetë kandidati i tyre në zgjedhjet presidenciale.
“Nuk ndjej nevojë të komentoj vendimet e partive politike ashtu që çdo koment nga ana ime do të ishte i panevojshëm”, theksoi Xhaferi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për komentin në lidhje me informacionin se Arben Taravari do të jetë njëri nga kandidatët për president të shtetit, gjatë vizitës së sotme në komunën e Likovës.

I pyetur nëse BDI do të shkojë me një kandidat të pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Xhaferi tha se për këtë gazetarët duhet të shkojnë të pyesin në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.
“Do të shkoni në Reçicë dhe do të uleni për të biseduar me liderin, Unë jam kryeministër dhe përfaqësoj Qeverinë, ndërsa jo Bashkimin Demokraitk për Integrim” theksoi Xhaferi.

Për pohimin se nuk duhet të mbahen ngjarje promovuese si e sotmja në kopshin në Matejç pasi janë shpallur zgjedhjet tha se ende nuk kemi hyrë në periudhën kur është e kufizuar.

“Ligji ndalon 20 ditë nga fillimi i fushatës zyrtare ashtu që ende nuk jemi në ato 20-të ditë para fillimit të fushatës zyrtare. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 24 prill që do të thotë se diku më 4 prill fillon fushata zyrtare dhe faktikisht nuk jemi në ato 20-të ditë para kësaj”, sqaroi Xhaferi.

MARKETING



You may also like