Xhaferi: Nëse nuk votohet mosbesimi, 90 ditët e ardhshme nuk mund të ketë iniciativë të re

by admin
Spread the love

OBRM-PDUKM-ja para dy dite dorëzoi në Kuvend nismën për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Nisma ishte dorëzuar saktë në ora 14:30, afat ky i dhënë nga kreu i opozitës Hristijan Mickoski, pasi Zoran Zaev nuk deponoi në Kuvend dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i kryeministrit.

Nisma është nënshkruar nga 61 deputetë nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe partisë “E Majta”.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi mbrëmjen e djeshme në “CLickPlus” në TV21 sqaroi procedurën. Ai tha se nëse dështon nisma për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë gjatë ditës së enjte, në rast të nevojës për nismë tjetër, do të duhet të pritet deri 90 ditë.

“Procedurat janë të qarta. Është caktuar seancë për të enjten. Seanca duhet të ketë epilog. Epilogu mund të jetë, votohet mosbesimi, bie qeveria. Nuk votohet mosbesimi, vazhdon qeveria, por 90 ditët e radhës nuk mund të ketë mocion të ri”, deklaroi Xhaferi.

Ai gjithashtu tha se nuk merret me kalkulimet politike, dhe se rezultati i fundit i kësaj nisme është “akti i votimit”.

You may also like