Xhaferi i përgjigjet Mexhitit: Unë, Grubi dhe Besimi po punojmë me shpirt për t’i larguar kazinot

by admin
Spread the love





Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga tubimi partiak i BDI-së në Çair, i është përgjigjur Izet Mexhitit të Grupit të zjarrit ku nga Gostivari bëri thirrje që Xhaferi t’i mbajë duart larg nga bastoret, transmeton TV21.

Xhaferi foli në emrin e zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të Financave Fatmir Besimi.

“Mua, Artan Grubit na kanë etiketuar për bastoret dhe Fatmir Besimin. Në emrin e të treve mund të them jo që duart i kemi larg nga bastoret, jo që jemi larg nga kazinot, por shpirtërisht jemi duke punuar që të vëmë në funksion kërkesën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që ato kazino, ato bastore të largohen ku dhe ishte zotimi i BDI-së në zgjedhjet paraprake. Ishte kërkesë e lëvizjes Anti-bixhos. Ne nuk merremi me fjalë, por me vepra. Me miratimin e atij Ligji do të vendosim në vendin e duhur kërkesën tuaj”, tha Xhaferi, transmeton TV21.







Artikulli paraprakNë kërkim të Albin tradhëtarit




You may also like