Xhaçka jep informacionin e rëndësishëm: Roli dhe të drejtat e grave, prioriteti kryesor në Këshillin e Sigurimit të OKB

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “E ardhmja e grave, paqes dhe sigurisë në Shqipëri”, organizuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.

Xhaçka u shpreh se Shqipëria ka përparuar shumë në rritjen e përfshirjes së rolit të gruas në fusha të ndryshme, teksa prezantoi edhe disa statistika lidhur me këtë çështje.

“Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të jetë pjesë e dosjes së prioriteteve të Shqipërisë gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit. Pasja e një prioriteti të tillë, puna që do të na duhet të bëjmë, aleancat, bashkëpunimet e sinergjitë që do të krijojmë, vëmendja që do të bjerë mbi ne, por edhe vëmendja që do të kenë shqiptarët për punën e vendit të tyre në Këshillin e Sigurimit, do të jenë të gjitha arsye më shumë për të avancuar akoma më shumë në konsolidimin e të drejtave të grave dhe të vendit të tyre të natyrshëm, të merituar në vendimmarrje, qeverisje, në çdo fushë e çdo disiplinë të jetës së një vendi“, tha Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Në 1 janar 2022 Shqipëria merr mandatin dy vjeçar si anëtare jo e përhershme e KS në OKB ku “Gratë, paqja dhe siguria” është ndër 6 prioritetet e këtij mandati.

You may also like