Xehetari Latifi thotë se i di dy vende në Kosovë ku mund të ketë edhe diamante (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ka qenë xehetari Shaip Latifi i cili foli më shumë për xehetarinë në Kosovë dhe lënien pas dore të kësaj fushe.

Latifi tha se në një organizatë ku ka punuar në zhvillim-hulumtim, kanë mbetur edhe dy lokacione të pagjurmuara, ku sipas tij pikërisht në këto lokacione mund të ketë edhe diamante.

Ai tha po ashtu se nuk mund t’i zbulojë ato lokacione.

“Grafiti është sot shumë i kërkueshëm. Kemi grafit, jo aq shumë, por ka. Ku ka grafit mund të ketë edhe diamante, sepse formula kimike si e grafitit si e diamantit janë njësoj”, u shpreh ai.

“Ne kemi edhe ari, kemi edhe gurë të çmueshëm dhe janë shumë të vlefshëm. Nuk është rastësisht Kosova një nyje që krejt interesat botërore ngërthehen këtu. Luftohet në Ukrainë, Putini e përmend Kosovën”, tha Latifi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Video në vijim:

Emisioni i plotë:

You may also like