Xavi tregohet i qartë, i pret shpresat tifozëve për rikthimin e Messit  

by admin
Spread the love

“Rikthimi i Messit te Barcelona? I pamundur.” Me këtë fjali, Xavi ka zbritur me këmbë në tokë tifozët e Barcelonës të cilët shpreson për një rikthim të “Pleshtit” në Spanjë pas deklaratave të presidentit Joan Laporta. Ky i fundit u shpreh se shpreson që cikli i Messit me Barcelonën mos të jetë mbyllur ende.

“Messi ka një kontratë me PSG. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit, por nuk ka kuptim të flasim për të tani”, ishin fillimisht fjalët e teknikut katalanas.

Më pas ai shtoi: “Presidenti Laporta tha thjesht se të gjithë shpresojmë që historia e tij me Barçën mos të ketë përfunduar. Do të shohim në të ardhmen, por tani është momenti të flasim për lojtarët tanë.” /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like