Xavi: Po mendoj një skemë të re për Barcën, rikthimi i Messit është ide konkrete

by admin
Spread the love

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Barcelona është padyshim skuadra që është përforcuar më shumë, teksa tashmë trajnerit Xavi Hernandez do t’i dalë për detyrë të përzgjedhë më të mirët për të luajtur në fushë, pasi alternativat janë të shumta.

“Kontributi i Pique dihet, por të gjithë nisemi nga zero dhe në fushë do të luajë kush ta meritojë. Kemi bërë shumë përforcime, por presim ende të tjera, pasi duam të kemi nga dy lojtarë për çdo rol. Krahas skemës tonë karakteristike, po mendoj edhe aplikimin e rreshtimit 3-4-3, që e kemi provuar disa herë sezonin e kaluar dhe mendoj se mund të jetë një variacion interesant”. U shpreh Xavi.

Rikthimi i Messit te Barcelona ka qenë kryefjala e lajmeve sportive të kësaj jave, teksa Xavi pranoi se kjo është një ide konkrete e drejtuesve të klubit, por që nuk mund të vihet në zbatim kurrsesi këtë verë.

“Rikthimi i Messit është një ide dhe ndoshta më shumë, një plan i drejtuesve për verën e ardhshme. Do të ishte mirë të mos ishte larguar fare, megjithatë do të ishim shumë të kënaqur që të rikthehej sërish”, deklaroi Xavi./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like