Xavi me dhimbje koke, një prej titullarëve humbet sfidën ndaj Interit dhe Realit

by admin
Spread the love

Lajme të këqija kanë ardhur për Barcelonën në këtë ndalesë kombëtaresh. Mbrojtësi Jules Kounde ka pësuar një dëmtim në gju dhe për këtë arsye do të humbasë disa ndeshje.

Ai ka lënë grumbullimin dhe mungesa e tij në sfidën e Champions League përballë Interit konsiderohet e sigurut. Në mëdyshje është edhe prezenca e tij në “El Clasico” ndaj Real Madridit në 16 tetor.

Kështu, Xavi duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin francez në këto javë. Ai është një nga titullarët e padiskutuar me Barcelonën në startin e këtij sezoni dhe do të jetë një mungesë e rëndësishme. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like