Xavi flet pas humbjes nga Reali: Largohemi me kokën lartë, kemi qenë më të mirë

by admin
Spread the love

Trajneri i Barcelonës, Xavi është deklaruar pas eliminimit nga Real Madrid në Superkupën e Spanjës.

Tekniku spanjoll mendon se kanë qenë më të mirë se Reali dhe që largohen nga kjo garë me kokën lartë.

Xavi deklaroi se e zemëron kjo humbje dhe që duhet të jenë më shumë të përgjegjshëm me topin.

“Jam i mërzitur. Jam i zemëruar sepse ne kontrolluam ndeshjen. Ishim keq në fillim, por sapo problemi u zgjedhë, filluam të garojmë. Rrezikuam shumë, por kjo është mënyrë për të garuar”.

“Mendoj se kemi qenë më të mirë se Madridi. Është hap përpara edhe pse një humbje në Clasico ndikon keq dhe të zemëron. Duhet të jemi më përgjegjës me topin, sidomos me lojtarët në sulm”.

“Largohemi me kokën lartë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid në finale do takohet me fituesin e takimi Athletic Club – Atletico Madrid.

You may also like