Xavi flet pas debutimit si trajner i Barcelonës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Barcelona me vështirësi shënoi fitore mbrëmë me rezultat minimal 1:0 ndaj rivalit të qytetit, Espanyolit, shkruan Insporti.

Fitorja u sigurua në pjesën e dytë me golin e Memphis Depay, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 48-të. 

Pas fitores ka folur, trajneri Xavi, i cili tha se ka shumë gjëra për të përmirësuar.

“Ajo që më pëlqeu më shumë nga lojtarët ishte qëndrimi i tyre. Sigurisht që ka gjëra që duhet të përmirësojmë. Në fakt, ka shumë”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Ne nuk jemi në situatën më të mirë dhe Espanyol na dha shumë probleme në fund. Por, në përgjithësi ishte një fitore e merituar dhe është një gëzim i madh”.

“Tifozët kanë qenë e mrekullueshëm. Nuk kam qenë në Camp Nou për gati gjashtë vjet dhe atmosfera ka ndryshuar shumë, por më pëlqeu”, përfundoi trajneri spanjoll. 

Pas javës së 14-të në Spanjë, Barcelona ngjitet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, duke lënë Espanyolin në vend të 11-të me 17 sosh.

/Insporti

You may also like