Xavi: Do të jetë një ndeshje për Champions League, nuk jemi favorit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Do të jetë një ndeshje për Champions League”. Kështu shprehet trajneri i Barcelonës Xavi në konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës ndaj Napolit. Ai komentoi gjithashtu edhe situatën në ekip, ditët e tij të para te Barcelona dhe kushtet e lojtarëve.

TROFEU- “Për ne është një mundësi. Ne kemi një synim, që është të hyjmë në Champions League vitin e ardhshëm. Ose duke u futur në top katërshe ose duke kaluar nga Europa League. Ne na duhen njerëzit, pres një atmosferë të madhe. Nuk patëm fat në short, përballemi me Napolin, një tjetër skuadër për Champions League. Qëllimi është të shkojmë sa më larg”.

NDESHJA- “Do të donim të ishim në Champions League, është irrituese të mos jesh në kompeticionin tonë, por Europa League është një mundësi për ne, një kompeticion që nëse fitojmë shkojmë në Champions League. Ne jemi të motivuar dhe kjo mund të jetë lehtësisht një play-off  për Champions League, Napoli është një ekip kampionësh dhe ne nuk ishim me fat”.

100 DITËT E PARA TE BARÇA- “Duket se kanë kaluar 100 vjet, kemi kaluar nëpër situata të papritura mes lëndimeve, merkatos, Covid-it dhe shumë gjëra të tjera. Ne u përpoqëm të ndihmojmë klubin dhe ekipin, unë jam i Barçës dhe përpiqem ta kthej Barçën në vendin ku e meriton. Janë situata që të bëjnë të rritesh. Ne jemi këtu për këtë. Në këtë periudhë jemi përmirësuar në shumë aspekte, presionin, dominimin. Tani duhet të jemi të rregullt, të jemi pozitivë dhe të punojmë”.

EUROPA LEAGUE-  “Ne nuk jemi favoritë. Napoli po lufton për Scudetton në kampionat dhe ka ndeshjen e kthimit në shtëpi. Ata janë një rival shumë i komplikuar, një nga më të fortët në kompeticion”.

ADAMA TRAORE- “Ai po na jep shumë, është një lojtar i pjekur, i aftë për të bërë zgjedhjet e duhura. Ka luajtur vetëm dy ndeshje, por ai tërheq shumë kundërshtarë, e kupton futbollin dhe mund të bëjë diferencën. Do të na ndihmojë shumë”. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like