Xani për “Ballkanin e Hapur”: Iniciativë që po përplasë lidershipin shqiptarë, Kosova të jetë pjesë e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po vazhdojnë të jenë të ftohta, si pasojë e marrëdhënieve personale të kryeministrit Albin Kurti me atë të Shqipërisë, Edi Rama, thotë për Ekonomia Online, njohësi i çështjeve politike, Visa Xani.

Xani vlerëson se mollë sherri ndërmjet
lidershipit kosovar dhe atij shqiptar po mbetët “Ballkani i Hapur”, me ç’rast,
thekson se kjo qasje nuk do t’i ndihmonte Kosovës e as Shqipërisë në arenën
ndërkombëtare.

Ai ka kërkuar që edhe Kosova të jetë pjesë e
“Ballkanit të Hapur”, për të cilën thotë se i bën nderë Kosovës.

“Kjo pjesë është vërtetë delikate tani më.
Por, duhet ndarë në dy pjesë. Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë pa
marrë parasysh se kush do të jenë kryeministrat, konsideroj që janë të
pacenueshme edhe të pa rrezikuara. Ndërkaq marrëdhëniet personale nëse mund t’i
ndajmë ashtu, mes kryeministrit të Kosovës dhe Shqipërisë pothuajse ka një ftohje
ose një shkëputje, për shkak se shohim që nuk ka një akordim të aktivitet të
tyre politike dhe diplomatike. Kjo nuk është një shenjë e mirë që mundet me i’u
ndihmu të dy vendeve, për shkak që një koordinim dhe një afërsi më e
përshtatshme e më e afërt në mes të dy vendeve sigurisht edhe aspektin
ndërkombëtar dhe përfaqësimi i tyre do të ishte më i suksesshëm, karshi në
arenën ndërkombëtare dhe në bashkëpunimet rajonale”, tha ai për EO.

Xani thotë se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri do
të duhej të ishin më të koordinuara, në mënyrë që Kosova nëpërmjet Shqipërisë
të jetë më e përfaqësuar më mirë në arenën ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve realisht do të
duhej të ishin më të koordinuara për shkak që edhe në të kaluarën kemi pa që
nëse marrëdhëniet kanë qenë të koordinuara mirë edhe qëndrimet politike të
përbashkëta mirë atëherë edhe interesat e të dy vendeve kanë qenë më të
fuqishme dhe të prezantuara më mirë. Pra, ndryshe janë dy qëndrime në 6 vende
të Ballkanit, ndryshe është një qëndrim në 6 vendet e Ballkanit. Ka rëndësi
shumë të kemi akordim të politikës së jashtme, akordim te lobimet e ndryshme
për interesat e përbashkëta. E dimë që Kosova nuk është në shumë mekanizma
ndërkombëtarë e përfaqësuar dhe t’i shfrytëzoj këta mekanizma që Shqipëria është
e përfaqësuar me qëllim që interesat diplomatike dhe promovimi i shtetësisë së
Kosovës të jetë më i favorshëm”, u shpreh tutje ai.

Xani thotë se moszbatimi i obligimeve
ndërkombëtare edhe në këtë rast “Ballkani i Hapur”, mund t’i rrezikoj raportet
e Kosovës me ShBA-në. Ai ka ripërsëritur fjalët e ndërkombëtarëve se kjo
iniciativë i bën nderë Kosovës.

“Kosova çdo herë obligimet ndërkombëtare është mirë që ti marr përsipër. E kemi edhe një obligim me marrëveshjen e Uashingtonit, ku është zotuar Kosova që do të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur.” Gjithsesi, moszbatimi i një marrëveshje me Shtete e Bashkuara të Amerikës, rrezikon vërtetë raportet me ShBA. “Ballkani i Hapur” siç e kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështje ekonomike, i bënë mirë Kosovës dhe nuk e rrezikon e do të duhej të ishte Kosova pjesë e kësaj iniciative nëse do të ishte sipas rekomandimeve të ShBA dhe do të ishte e barabartë. Çdo përfaqësim tjetër jo në linjë me ShBA dhe jo e barabartë do të ishte e dëmshme për Kosovën”, tha Xani.

You may also like