Will Smith rrëfehet, tregon se ky është filmi më i keq në të cilin ka luajtur

by admin
Spread the love

Aktori i famshëm, Will Smith ka treguar në seritë e “GQ” se cilët ka qenë filmat më të mirë ku ai ka luajtur dhe po ashtu nuk ka ngurruar të tregojë edhe atë që sipas tij nuk ka qenë në lartësinë e duhur.

 “Për më të mirët, mendoj se është mes Men in Black dhe The Pursuit of Happyness. Për arsye të ndryshme, ata janë dy filmat pothuajse të përsosur. Të dy filmat ishin shumë të suksesshëm”, u shpreh Will Smith.

Përsa i përket filmit më të keq, ai ka përmendur “Wild Wild West”.

“Nuk e di, Wild Wild West e kam njëfarë njolle. Kur e shoh veten në pantallona lëkure… nuk më pëlqen”, është shprehur aktori.

Kujtojmë se më herët Smith ka folur publikisht për martesën e tij me Jada Pinkett Smith teksa ka zbuluar gjatë një interviste për revistën “GQ” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë lidhje me njerëz të tjerë gjatë martesës së tyre.

“Jada nuk besoi kurrë në martesën tradicionale… Jada kishte anëtarë të familjes që nuk kishin një marrëdhënie tradicionale. Kështu ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga ajo si unë u rrita. Kishte diskutime të pafundme rreth asaj që është përsosmëria relacionale?

Dhe për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale.”, tha ai.

Ndër të tjera aktori tha se ata i kanë besim dhe liri njëri-tjetrit pasi duke thënë se martesa e tij nuk mund të jetë një burg.

“I kemi dhënë besim dhe liri njëri -tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet. Dhe martesa për ne nuk mund të jetë burg. Unë nuk e sugjeroj rrugën tonë për askënd. Por përvojat dhe liritë që i kemi dhënë njëri -tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë.”, u shpreh aktori.


You may also like