WhatsApp, përdoruesit raportojnë probleme në të gjithë botën

by admin
Spread the love
REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

 

Aplikacioni i njohur i mesazheve, WhatsApp, nuk funksionoi për shumë njerëz në të gjithë botën të martën, ku përdoruesit në Azi, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë raportuan probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve tekst dhe video.

Faqja e raportimeve të ndërprerjeve të shërbimit Downdetector regjistroi më shumë se 80 mijë përdorues të cilët raportuan probleme me aplikacionin në harkun e një ore.

Aplikacioni është bërë një mjet komunikimi i rëndësishëm për familjet dhe kompanitë. Kur WhatsApp pati probleme tetorin e kaluar, goditi tregun e aseteve, nga kriptovalutat te nafta, para se operatorët të fillonin të përdornin platforma alternative si Telegram.

Downdetector gjurmon ndërprerjet e shërbimit, duke mbledhur raportime nga shtetet nga një mori burimesh.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin se disa përdorues kanë pasur probleme në dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për ta zgjidhur problemin për të gjithë në kohën më të shkurtër të mundshme” – deklaroi sot një zëdhënës i shoqërisë mëmë të WhatsApp, Meta Platforms.

Mesazhi #whatsappdown ishte tendencë në Twitter te me shumë se 70000 tweet dhe qindra meme që pushtuan internetin.

“Mos kontrolloni lidhjen tuaj të internetit…. WhatsApp nuk punon në këto momente” – shkroi në Twitter një përdorues.

WhatsApp është bërë një infrastrukturë kritike në shumë tregje, e përdorur nga zyrtarët qeveritarë, ofruesit e shërbimeve të telekomit dhe natyrisht, miliarda njerëz. Që nga viti 2020, shërbimi u përdor për të dërguar mbi 100 miliardë mesazhe në ditë, një shifër e pakrahasueshme në industri.

/ Reuters

You may also like