West Ham tërhiqet nga gara për serbin, Juventusi pranë firmës me Kostic

by admin
Spread the love

Vazhdojnë bisedimet mes Juventusit dhe Eintrachtit të Frankfurtit për transferimin e Filip Kostic në Torino. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje me lojtarin dhe tashmë duan të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me klubin gjerman.

Për momentin diferenca mes ofertës dhe kërkesës është 7 milionë euro, por tratativa pritet të përfundojë me sukses dhe Allegri shpreson që të ketë në dispozicion lojtarin për debutimin sezonal në Serie A në 15 gusht kundër Sassuolos.

West Ham është tërhequr nga gara për serbin, pasi ka siguruar shërbimet e Maxwell Cornet nga Burnley. Ndërsa vetë lojtari ka përshëndetur tifozët e Frankfurtit pas ndeshjes së djeshme kundër Bayernit, duke lënë të kuptohet se kjo ishte ndeshja e tij e fundit me Eintrachtin. / Oversport.tv

Foto: Eintracht Frankfurt Twitter

You may also like