West Ham gati të “rrëmbejë” sërish në Serie A, këtë herë te Napoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

West Ham kërkon të “rrëmbejë” të tjerë yje nga Serie A. Pas afrimit të Gianluca Scamacca, anglezët kanë hedhur “grepat” për një nga lojtarët kryesorë të Napolit.

Bëhet fjalë për Piotr Zielinski i cili po kërkohet me ngulm nga “Çekiçat”. Napoli kërkon të përfitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e fantazistit polak. Nga ana tjetër, West Ham është ndalur në 30 milionë euro.

25 milionë fillimisht dhe më pas 5 milionë të tjera në formë bonusesh është oferta që West Ham ka paraqitur te Napoli. Edhe vetë Zielinski është i hapur për një transferim në Premier League dhe gjithçka pritet të qartësohet në ditët e ardhshme. /oversport.tv

 

You may also like