Werner për largimin nga Chelsea: Tuchel i padrejtë me mua, për të rëndësi kishte vetëm Lukaku!

by admin
Spread the love

Timo Werner është kthyer së fundi për të folur për largimin e tij nga Chelsea.

Për sulmuesin gjerman, aventura angleze përfundoi edhe për shkak të zgjedhjeve të Thomas Tuchel, i cili vuri përpara investimin për të rikthyer Romelu Lukakun në Londër.

Më tej ai shtoi se fitimi i Champions League dhe golat e realizuar, të gjitha u harruan nga Tuchel, që mendoi vetëm për rikthimin e Lukakut në Londër.

“Kam pasur dy sezone të shkëlqyera, fillimisht me Leipzigun dhe më pas me Chelsean. Luajta pothuajse çdo ndeshje në sezonin e parë, duke fituar Champions League-n dhe duke shënuar në gjysmëfinale kundër Real Madridit. Kam shënuar shumë gola, por e gjithë kjo u harrua nga trajneri dhe nuk ishte aspak e drejtë. Një nga arsyet pse më duhej të kthehesha në Leipzig, ishte se doja të argëtohesha përsëri. Në fund të fundit është krejtësisht normale që një trajner i pëlqen më shumë disa lojtarë, duhet ta pranosh këtë. Për të ishte më e rëndësishme të kishe një sulmues si Lukaku të kënaqur.”-tha Werner.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like