Werner drejt largimit, Chelsea kthen sytë nga sulmuesi i Barcelonës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pierre-Emerick Aubameyang mund të rikthehet në Premier League.

Pas transferimit të Robert Lewandowski-t nga Bayern Munich, Aubameyang ka kaluar në plan të dytë dhe diçka e tillë mund të sjellë edhe largimin e tij nga Barcelona.

Aksi Barcelonë-Londër ka qenë shumë aktiv në këtë merkato, por tani duket se është momenti i Chelsea-t për të “triumfuar”.

Me Timo Werner që ka bërë gati “valixhet”, londinezët janë në kërkim të një sulmuesi dhe Auba qëndron në krye të listës.

Gjithsesi, nuk do të jetë asgjë e lehtë, pasi sulmuesi nga Gaboni dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” dhe gjithashtu, edhe Barcelona nuk kërkon të heqë dorë nga lojtari që ndihmoi shumë skuadrën sezonin e kaluar, në një nga edicionet më të vështira të katalanasve në vitet e fundit.

Por, merkato është ende e gjatë dhe gjithmonë ka rezervuar surpriza në “sprintin final” dhe gjithçka mund të ndodhë./Super Sport


Top Channel

You may also like