Wenger, Guardiola apo Tite? Ja si përgjigjet trajneri i ri i Kombëtares – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare Sylvinho është shprehur në mbyllje të prezantimit të tij se do të sjellë pak nga të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar.

Sylvinho u shpreh se ka punuar me trajnerë shumë të njohur si Pep Guardiola, Roberto Manchini, Arsène Wenger dhe Tite. Ai shtoi se ecuria e një skuadre varet dhe nga performance e lojtarëve në fushë.

Pyetje: Do sjellësh më shumë Venger, Guardiola apo më shumë Brazil?

Sylvinho: Pak nga të gjitha. Kohë më parë kam pasur fatin të punoj me trajnerë si Pep Guardiola, Roberto Manchini, Venger dhe Titen për drejtimin e Brazilit. Nëse do të jesh trajner duhet të bësh gjëra që ti beson. Për çdo trajner që kam pasur ajo që unë nuk pranoj dot janë lojtarët që duhet të bëjnë diçka më shumë në fushën e lojës, kur shkon në fushë duhet të japësh 100%, të japë shpirtin në fushë dhe prandaj njerëzit e fansat ua kërkojnë këtë lojëtarëve./tvklan.al

You may also like