WBIF-ja ka miratuar aplikimet për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro, për dy projekte energjetike – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ka miratuar aplikimet e Kosovës për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK.

Sipas tij marrëveshjet financiare do të nënshkruhen në ditët në vijim.

Postimi i plotë:

>

Edhe një lajm i jashtëzakonshëm të cilin e pranuam sot!

Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet tona për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK.

Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme.

You may also like