Watford mposht Unitedin, a do të shkarkohet Solskajer?

by admin
Spread the love

Manchester United ishin mysafir të Watfordit në sfidën solli mjaft spektakël, e që mund ta sjellë edhe shkarkimin e teknikut norvegjez, Solskjaer, shkruan Insporti.

“Djajtë e Kuq” po u mposhten nga Watford me rezultat 4:1

Djajtë e Kuq kanë marrë edhe humbjen e dytë radhazi në kampionat apo të katërtën nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Watfordi i është kthyer fitores pas dy humbjeve.

Pas dy penalltive të humbura nga Sarr, Watford ka arriti të kalojë në epërsi me golin e sulmuesit norvegjez, Joshua King.

Penalltinë fillimisht nuk arriti ta shënonte Sarri, pastaj u ripërsërit duke mos arritur ta gjejë golin përsëri.

Teksa, ishte Sarri ai që shënoi golin e dytë, duke iu kërkuar ndjesë tifozëve për humbjet e dy penalltive.

Për ta bërë rezultatin sa më bindës për 3:0 shënoi Pedro, kurse për 4:1 shënoi sulmuesi Nigerian, Emmanuel Dennis.

Golin e vetëm për Unitedin e shënoi Van De Beck, i cili u asistua nga Cristiano Ronaldo.

Nga minuta 69’të, ‘Djajtë’ luajtën me një lojtarë më pak, pasi Maguire u ndëshkua me të kuq.

United ndodhen në vendin e shtatë me 17 pikë, kurse Watfordi ka 13 pikë në vendin e 15-të. /Insporti.com

You may also like