Washington Post zbulon pse fshihet Rama

by admin
Spread the love

Ndërkohë që opozita dhe opinioni publik po kërkojnë me ngulm shpjegime shteruese nga kryeministri për lidhjen e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, “The Washington Post” ka publikuar, këtë të hënë, shkrimin më të ashpër për marrëdhënien okulte mes tyre. 

Sipas të përditshmes së famshme amerikane, McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Ramën. Përpos këtij konstatimi, gazeta vazhdon se Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar.

Lexo me tej:


Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën 

Pra, sa më shumë ditë kalojnë, aq më i qartë bëhet ky skandal: shefi i qeverisë e ka përdorur agjentin e korruptuar të FBI për luftën e brendëshme, që ka pasur si qëllim asgjesimin e rivalëve politikë. Këtu nuk ka më dyshime. Sado që Edi Rama dhe boritë e tij të propagandës të vazhdojnë të thonë se emri i kryeministrit përmendet pa shkak, plot 14 herë në aktakuzë, nga Tirana deri në New York e Washington, mediat e pavarura dëshmojnë të kundërtën. 

“New York Times” e thoshte fjalë për fjalë se “McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani”. CNN fliste për një “marrëdhënie të fshehtë”, ndërsa, së fundi, Washington Post e përshkruan ish agjentin si të përfshirë deri në fyt në paktin sekret me Ramën. 

Por, përpos këtij konfirmimi, shkrimi i kësaj të hëne ka edhe një detaj interesant, që më shumë sesa për të shkuarën e raportit Rama- McGonigal, hedh dritë për sjelljen aktuale të kryeministrit dhe për hezitimin e tij për t’u përballur publikisht me akuzat.    

Shumëkujt i ka bërë përshtypje fshehja e Ramës ndaj interpelancës dhe mocionit për debat që kërkoi opozita në Kuvend. Publikut i ka lënë gjithashtu një shije të keqe shfaqja e tij në intervista të negociuara, ku pothuajse nuk tha asnjë detaj më shumë. 

Këtë gjë ka bërë edhe me gazetën e madhe amerikane. Rama, që nuk lë rast pa nxjerrë kokën në dritaret e mediave të famshme botërore, ai që është i gatshëm të përveshë llërët në polemika dhe të bëjë lajm nga Londra, në Washington e deri në Athinë, herë duke goditur ministren e Brendëshme britanike, Suela Braverman, herë duke e quajtur Donald Trumpin “Turpi i njerëzimit” e herë duke u treguar grekëve se Akropolin e shpëtuan shqiptarët,  i është shmangur pyetjeve të Washington Post. Madje është interesante se, kur gazeta ka kërkuar të citojë versionin e qeverisë, këtë gjë nuk e ka bërë as i zakonshmi Endri Fuga. Po të lexohet shkrimi, disa sqarime të thjeshta i jep Manjola Hasa. 

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Pra, Edi Rama jo vëtëm që i është shmangur implikimit personal, por ai ia ka ndaluar edhe drejtorit të tij të komunikimit, që i përgjigjet përherë mediave të huaja, ta bëjë këtë. 

A mos nga frika se edhe Fuga që e shoqëron pothuajse gjithmonë Ramën, mund të përdoret nesër si dëshmitar? A ka të bëjë kjo me një strategji të këshilluar nga avokatët, se kryeministri duhet të flasë sa më pak për këtë çështje?

Apo e gjitha përbën një plan të përcaktuar komunikimi, për të thënë sa më pak për sa kohë askush nuk e di se ç’ka në dosjet e prokurorëve amerikanë?

Të gjitha këto pyetje janë të ligjshme të shtrohen sot, kur magjistari i marrëdhënieve me gazetarët e huaj, po iu shmanget atyre, madje ashtu sikurse na tregoi Washington Post, i ka mbyllur gojën edhe zëdhënësit të vet zyrtar.

Ky detaj që nxori si padashje gazeta amerikane, na dëshmon se sa të kota janë përpjekjet e opozitës për të bërë interpelanca ku del të përgjigjet Elisa, mocione për debat, që anullohen sepse gjoja i kërkon non grata, apo komisione hetimore që hidhen poshtë pa arsye. E vërteta është e thjeshtë: Rama nuk do të flasë për shqiptarët, sepse ende nuk di se ç’mund të kenë kundër tij amerikanët.  

©Lajme

You may also like