Wanda Nara në pritje të fëmijës së gjashtë, por kush është babai?

by admin
Spread the love

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit duket si një telenovelë e pafundme. Çifti që ka qenë në mes të polemikave kohët e fundit janë ribashkuar dhe po shfrytëzojnë ndalesën e Kupës së Botës për të shijuar pushime me njëri-tjetrin.

Nara dhe Icardi kanë udhëtuar në Maldive për të kaluar kohë me njëri-tjetrin dhe aty kanë marrë edhe një lajm shumë të gëzueshëm.

Sipas shtypit argjentinas, Wanda Nara është në pritje të fëmijës së saj të gjashtë dhe të tretin me partnerin aktual Mauro Icardi. Nuk kanë munguar as polemikat për babain e vërtetë të fëmijës, por për momentin nuk ka ardhur asnjë konfirmim as për shtatëzaninë e mundshme.

Megjithatë, gjithçka pritet të zbulohet në ditët në vijim. Pas shumë grindjesh dhe problemesh mes çiftit, duket se më në fund ka ardhur një lajm i ëmbël për të dy ata. /oversport.tv

You may also like