Wanda Nara dhe ai gjest i Icardi-t që shkaktoi ndarjen ëprfundimtare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk janë kthyer bashkë. Këtë e ka bërë të qartë një herë e përgjithmonë vetë bukuroshja argjentinase që, duke iu përgjigjur pyetjes së një prej ndjekësve të saj, ka saktësuar në Instagram se ka provuar deri në fund për të mirën e të gjithë familjes, por më kot.

Tani ka menduar Ana Rsenfeld, avokate dhe mike e Wanda-s, të zbulojë paraskena të reja duke zbuluar për shtypin argjentinas se sjellj obsesive e futbollistit ka shkatërruar harmoninë dhe një ribashkim të mundshëm.

Gjesti i Icardi-t

“Wanda Nara ka qenë shumë e qartë: lidhja nuk funksionon. E njeh këmbënguljen e Mauro Icardi-t për të rikuperuar me çdo kusht lidhjen. Nuk rresht së këmbënguluri”, ka thënë avokatja.

“Wanda është shumë e zemëruar sepse ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi private, intime, të pushimeve të tyre në Maldive, që i ka përdorur për të lënë të kuptohet se çifti do të ribashkohej. Ai vazhdon të këmbëngulë, por Wanda është e indinjuar”.

Pas pushimeve në Maldive, Wanda Nara është kthyer në Argjentinë për të nderuar kontratën me televizionin Telefe. Në orët e fundit edhe Mauro Icardi ka zbarkuar në Buenos Aires bashkë me vajzat Isabella dhe Francesca dhe Valentino, Benedicto e Constantino, djemtë që Wanda ka pasur me ish-burrin Maxi Lopez.

You may also like