‘Walone Fashion Group’ shkëlqen në “Best Model of the World”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Walone Fashion Group tashmë ka arritur që të dalë jashtë kufijve të vendit, duke e prezantuar Kosovën në manifestimin ndërkombëtar të modës “Best Model of The World”, që është mbajtur të Shtunën e javës së kaluar në Stamboll të Turqisë.

Walone Fashion Group, ka festuar këtë sukses të madh, duke u përzgjedhur në mesin e plot dizenjatorëve botëror që ata të përkujdesen për vajzat pjesëmarrëse në evenimentin “Best Model of the World”, ku 24 vajza nga shtete të ndryshme, shkëlqyen në kreacionet e Walone Fashion Group.

Organizatorë e kësaj jave të modës janë shprehur shumë të kënaqur me nivelin artistik dhe prezantimin e koleksionit, ku komenti i tyre ka qenë që dizenjatorët nga Walone Fashion Group, kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre edhe për vitet e ardhshme në këtë eveniment.

Në anën tjetër, dizenjatorët për revistën Kosovarja, janë shprehur se organizimi ishte i nivelit të lartë dhe se prezantimi i brendit Walone Fashion Group dhe Kosovës ka qenë tejet profesional.

Kjo është hera e parë që dizenjatorë nga Kosova marrin pjesë në këtë eveniment në mesin e 50 shteteve, duke prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë, ku tash e tutje Walone Fashion Group, njihet nga plot modele me famë botërore, si dhe nga organizatorë e këtyre evenimenteve, ku këto pjesëmarrje nuk do të kenë të ndalur anë e mbanë botës në fushën e modës.

Walone Fashion Group, brend i cili është i njohur për kreacione solemne dhe ekstravagante, është krijuar nga Valon Osmani dhe Benek Silik Osmani, në vitin 2009, në Prizren, me vizionin e tyre që të përfaqësojnë ndërkombëtarisht Kosovën dhe njëkohësisht dhe për të rritur brendin e tyre në suaza ndërkombëtare.

Fustanet e këtyre dizenjatorëve mund t’i gjeni anë e mbanë në çdo shtet të botës, me theks të veçantë duke përfshirë Evropën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Australinë e largët.

Vlen të theksohet që kjo nuk është hera parë që brendi “Walone Fashion Group”, është duke marrur pjesë në këto lloj evenimentesh, pasi që ata kanë qenë pjesëmarrës edhe ne manifestime të tjera të këtij lloji duke përfshirë: “Mercedez-Benz Fashion Week Montenegro” në vitin 2016, “Fashion Weeken Skopje” në vitin 2017, si dhe “Prishtina Fashion Night”, event i cili mbahet që nga viti 2012.


You may also like