Wagner-i famëkeq rus, me zyrë në Serbi – Shqip

by admin
Spread the love

Grupi Wagner, një grup ushtarak mercenar privat rus me lidhje të ngushta me Kremlinin, njoftoi në Telegram se “qendra e tij kulturore dhe informative e miqësisë dhe bashkëpunimit Orlovi” u formua në Serbi, transmeton Danas.rs.

“Ne jemi me nxitim t’ju prezantojmë me banorin e ri të Qendrës PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ANO Orlovi. Ideologu dhe udhëheqësi i Qendrës është Aleksander Lisov”, shprehen ata në platformën Telegram.

Kujtojnë se në vitin 2017, “si rezultat i aktiviteteve të tij bamirëse, autoritetet e Prishtinës e kanë përfshirë Lisovin në listën e personave të ndaluar për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”.

Ata gjithashtu theksojnë se misioni i qendrës është “zbatimi i diplomacisë publike”, qëllimi i së cilës është të forcojë dhe zhvillojë marrëdhëniet miqësore midis Rusisë dhe Serbisë me ndihmën e “fuqisë së butë”.

“Shqiponjat, si reparte të Qendrës PMC Wagner, janë angazhuar në një konfrontim informacioni me liberalët rusë që kanë shkuar në Serbi dhe po përpiqen të kryejnë aktivitete antiruse atje me qëllim të diskreditimit të Rusisë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe popullit serb”, shkruajnë ata në njoftim.

Duke reaguar në Twitter, Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, kujton se këtë lloj bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë e kishte paralajmëruar disa muaj më parë.

“Para disa muajsh njoftova bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më thanë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner dhe Serbisë po ndodh këtu. Çfarë pjese të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?”, shkroi Stradner në Twitter. /tesheshi.com/

You may also like