VV-ja akuzon LDK-në dhe PDK-në për vjedhje votash në Fushë Kosovë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së shtunë ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Mirëpo, gjatë diskutimeve në mes anëtarëve të komisionit, debati në mes përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe ati të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi rreth një vendvotimi në Fushë Kosovë eskaloi deri në akuza politike, njofton Klan Kosova.

“Këtu ka pas përpjekje për vjedhje industriale, këtu PDK-ja dhe LDK-ja. Në një vendvotim në Fushë-Kosovë, në Harilaq komisionarët e PDK-së dhe LDK-së kanë filluar me i vulos fletëvotimet e përdorura, dmth me vjedhë, me i vulos pa qenë njerëzit dhe kur iu është tërhequr vërejta, i kanë shqyer. Kemi përpjekje për vjedhje, nuk do të ngjajë më kjo”, tha Kurteshi.

Situata u acarua deri në atë pikë ku kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u detyrua të kërkojë pushim për pesë minuta.

Përfaqësuesi tjetër i VV-së, Alim Rama, tha se për këtë pret një hetim nga Prokuroria.

“Pres një hetim të Prokurorit. Mendoj që këtu ka ndodhë diçka shumë e madhe sesa që e kemi në raportin e sekretariatit. Pse është hapur kutia pa vendim të KQZ-së. Në mbledhjen e fundit kemi kërkuar hetim. Ky vendvotim është aq i dëmtuar sa që nuk duhet te kalojë”.

Pikë e rendit të ditës ishte dhe votat me postë, kryeshefi i sekretariatit të KQZ, Burim Ahmetaj tha se në vazhdim do të fillojë procesi i numërimit të këtyre votave.

Kronikë nga Erblina Okrashtica.

Lajme interesante

You may also like