VV e Prishtinës: Tenderi 12 milionësh i shpallur nga Rama i dyshimtë dhe favorizues

by admin
Spread the love

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, Përparim Rama, për tenderin 12 milionësh për konsulencë-shërbime për nevojat e komunës.

Në lidhje me këtë, shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha se kjo kontratë është e dyshimtë pasi ka kosto tejet të lartë e favorizuese.

Tutje, ai kryetarin e Prishtinës e cilësoi si pa vizion e pa vullnet për t’i zgjidhur problemet në kryeqytet dhe se sipas tij, asnjë nga premtimet e dhëna gjatë fushatës nuk kanë nis të zbatohen.

“Veprime abuzive siç është rasti me tenderin për konsulencë, nuk është që se kemi pritur, por jo kaq shpejt. Pra, ka keqmenaxhim dhe rezultate zero nga kryetari Rama. Janë bërë tetë muaj, për këtë periudhë dhe lajmi më i mirë është se kryetari Rama ka mbaruar mandatin 20 për qind”, është shprehur Sveçla, njofton Klankosova.tv.

Për tenderin foli edhe asamblistja e VV-së që vjen nga Lista Guxo, Triera Kasumi, e cila tha se Prishtina shumë probleme, siç i quajti ajo, kronike, përpara këtij tenderi.

“Komuna e Prishtinës me rreth 200 mijë banorë rezidentë që karakterizohet në muajt e fundit si komuna me më së shumti qenë endacakë në rajon, qyteti i cili është mbuluar nga mbeturinat, ka mungesë ujit të pijshëm në disa fshatra e lagje, mungesë të ndriçimit publik, mungesë të rrugëve e cilësi të dobët të asfaltit, uzurpim të hapësirave publike, plaçkitje e qytetarëve për vendparkime, performancë e pamatshme e shkeljeve nga ndërmarrjet publike të cilat çalojnë në transparencë e një listë të gjatë tutje që janë probleme kronike të Prishtinës, të cilat më emergjente e kanë themelimin e një shërbimit të arkitektit të kryeqytetit i cili Prishtinës i kushton sa 13% e buxhetit të përgjithshëm vjetor”, është shprehur Kasumi, njofton Klankosova.tv.

You may also like