“Vuri në konflikt fondacionin me pushtetin real që ishte Berisha”, Fatos Lubonja tregon si e zgjeroi Sorosi ndikimin e tij në Shqipëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në emisionin ‘Pikat mbi i’, analisti Fatos Lubonja theksoi se Fondacioni Soros kur ka ardhur në Shqipëri, vendi hyri në strategjinë e tij. Në konceptin e Soros ishte një forcë autonome që shërbente për të balancuar pushtetin.

“Sidomos amerikanët nga vinte edhe Soros i kanë mëshuar një ideje që ndryshonte nga Europa pasi shoqëria civile e tyre nuk merrte para nga shteti , por financohej nga biznesmenë. Thelbi ishte që shqiptarët të krijonin fondacionin e tyre.”, tha Lubonja.

Më tej Lubonja u shpreh se Soros edhe pse nuk e njihte mirë situatën në Shqipëri dhe se kishte një fytyrë të dyfishtë në veprimtarinë e tij, në një moment pati edhe konflikte.

‘Ai e vuri në konflikt fondacionin në pushtetin real që ishte Berisha’ tha Lubonja duke theksuar: ‘Një problem i madhi Shqipërisë përtej Soros është se periudha e gjatë e komunizmit ka bërë që shtresa e persekutuar në Shqipëri të mbetet e pashkolluar dhe të mbetet në internim’, tha më tej ai.

You may also like