Vuçiq thotë se disa zyrtarë europianë po shkojnë në Amerikë për të sjell presion mbi pesëshen që s’e ka njohur Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se ka hedhur doza kritike ndaj emisarit special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për vizitën e tij në Washington.

Derisa nuk ka përmendur emra, ai thotë se disa zyrtarë europianë po shkojnë në Washington për të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të bëjnë presion mbi pesë vendet mosnjohëse, për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Askush nuk e ka njohur më Kosovën, kështu që nuk është një pozicion i lehtë për ne”, përsëriti ai sonte.

Ai pret udhëheqësit më të lartë francezë dhe gjermanë për çështjen e Kosovës: “Të na vendosin diku dhe të na ftojnë të flasim”.

Megjithatë, presidenti do t’u bëjë atyre pyetje në lidhje me energjinë dhe jo me Kosovën.

”Dhe çfarë duhet t’i pyes për Kosovën?! Më lejoni t’i pyes nëse do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre për pavarësinë e Kosovës?! ‘Më thuaj njerëzve çfarë të pyesin, sikur të mos e di se çfarë mendojnë. Kam biseduar 100 herë me ta, 100 herë me Merkel dhe Macron. Unë i respektoj shumë, por çfarë do të bëjnë ata me mua në atë çështje, përveçse të bëjnë thirrje për dialog dhe të na kërkojnë t’i qasemi gjithçkaje në mënyrë racionale, se nuk ka akte të njëanshme dhe t’i përkushtohemi atij dialogu?”.

 

This post was published on 2021-10-05 8:49 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like