Vuçiq thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

by admin
Spread the love

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur në takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Sipas njoftimit për media, takimi pritet të nisë në orën 19:00. Më herët Vuçiç deklaroi se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”.

Gjatë ditës së sotme u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Pas takimit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po pret që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, t’i largojë barrikadat nga veriu.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bëri thirrje serbëve lokalë t’i largojnë barrikadat.


Top Channel

You may also like