Vuçiq thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, temë kryesore raportohet të jetë Kosova

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të shtunën.

Siç raporton media serbe B92, temë kryesore do të jetë Kosova.

Kjo pasi, të premten emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak bashkë me emisarët specialë të Berlinit dhe Parisit, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonn, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Pas tyre takimeve, Vuçiq do të ketë takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

E pos tjerash pritet të diskutohet edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për mospranimin e targave serbe – pasi marrëveshje për targat ende nuk ka. 

You may also like