Vuçiq shpreson në gjetjen e një zgjidhje sot në Bruksel

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka publikuar fotografi nga përshëndetja që ka pasur sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.

Vuçiq ka thënë se me kryediplomatin e BE-së kanë biseduar për problemet thelbësore në Kosovë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se shpreson në gjetjen e një farë zgjidhjeje edhe pse s’beson që një gjë e tillë do të ndodhë.

“Fillimi i bisedës me Josep Borrell për problemet thelbësore në Kosovë. Shpresoj për një lloj zgjidhjeje, edhe pse nuk e besoj fare”, ka shkruar Vuçiq

Aktualisht në Bruksel është duke vazhduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq. Takimi po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak dhe Josep Borell.

You may also like