Vuçiq: Nëse Qeveria e Kosovës nuk ndalet, serbët largohen nga institucionet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Përfaqësuesit e serbëve thanë se do të largohen nga institucionet nëse nuk ndalet persekutimi”, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një konferencë për medie

“Përfaqësuesit e serbëve e mbështetën udhëheqjen e Serbisë për të kërkuar një zgjidhje kompromisi”, sthoi Vuçiç duke deklaruar se ata kërkuan dhe morën garanci “se masakra dhe dëbimi i serbëve nuk do të ndodhte”.

Vuçiqi gjithashtu pohoi se përfaqësuesit e serbëve në Kosovë i kanë thënë se “nëse ky lloj persekutimi nuk ndalet, në muajin e ardhshëm politikanët serbë do të largohen nga institucionet e Prishtinës, e më pas deri në fund të shtatorit policët, gjyqtarët dhe prokurorët do të largohen nga institucionet”.

“Serbët nuk duan më të jenë peng i askujt”, ka theksuar Vuçiq dhe ka theksuar se serbët do të kenë mbështetjen e tij të plotë.

Vuçiç vajton në konferencë për media: S’kemi ku të shkojmë, do ta shpëtojmë popullin nga persekutimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ashtu siç kishte deklaruar, pas takimit me Listën Serbe, po mbanë një konferencë për media.

Ai, në stilin e tij të zakonshëm vajtues, ka folur se si serbët e Kosovës janë në gjendje tejet të rëndë dhe po persekutohen.

“Nuk kemi ku të shkojmë tjetër, do ta shpëtojmë popullin nga pogromet dhe persekutimet”, tha ai.

“Mesazhi kryesor për serbët në Kosovë është se, sido që të jetë, nuk do të ketë kolona refugjatësh. Ne nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe. Ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk do”, tha Vuçiç.

“Serbët janë të persekutuar në mbarë Kosovën, jo vetëm në veri. Tani ata janë veçanërisht të vendosur që serbët t’i dëbojnë nga Kosova si kocka e fundit në fyt”, shtoi Vuçiq.

Vuçiç: Me këto 6 pika erdhi Albin Kurti në takim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në konferencë për medie, se pala kosovare, gjegjësisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur me gjashtë pika në takimin e fundit në Bruksel.

“Prishtina erdhi me idenë e diskutimit të një marrëveshjeje të përgjithshme prej gjashtë pikash: njohjen reciproke dhe hyrjen e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare; zgjidhjen e problemeve nga e kaluara, konstatimin dhe zgjidhjen e problemeve të personave të zhdukur dhe të dhunuar, personave të zhvendosur, kthimin e artefakteve, kinse ua kemi vjedhur; financat, gjegjësisht kompensimet e luftës; bashkëpunimi në të ardhmen në marrëdhënie reciproke dhe të njëjtat të drejta të serbëve në Kosovë si shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë. Gjithashtu, rishqyrtim të marrëveshjeve të negociuara më parë”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq: Prishtina ka dy qëllime

Në konferencën për media që po vazhdon, Vuçiç deklaroi se tashmë i ka kuptuar qëllimet e Qeverisë së Kosovës.

“Prishtina ka dy qëllime – shfuqizimin e shtetit serb në Kosovë dhe dëbimin e serbëve”.

“Beogradi propozoi targa KS që janë status neutrale, por Kurti tha se të gjithë duhet të kenë ‘targa RKS’. Çështja e gjithçkaje është se çfarëdo që ne pranojmë apo nuk pranojmë, ata refuzojnë gjithçka”.

Vuçiç: “Unë po i kërkoj NATO-s të bëjë punën e saj”

Presidenti i Serbisë vazhdoi duke thënë se “kërkoj nga NATO që të bëjë punën e saj, të sigurojë paqen për serbët në veri, në mënyrë që ata të mos kërcënohen nga policia shqiptare”.

“Është në dorën tuaj që të siguroheni që banda të mos kalojë Ibrin. Për ju barrikadat janë problem, e jo ​​vendimet kriminale?”.

You may also like