Vuçiq me një mirësi të re ndaj maqedonasve: Serbia do ju japë ende gaz për të kaluar dimrin

by admin
Spread the love

Qeveria e Serbisë ka ndryshuar vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksportit të gazit natyror, me të cilin gazi do të mund të eksportohet edhe më tej në Maqedoninë e Veriut. Vendimi u ndryshua tre ditë pas miratimit, më 20 tetor, transmeton InfoShqip.

Ndalimi i përkohshëm dhe eksporti u vendos për të parandaluar kërcënimin e mungesës kritike të shkaktuar nga përçarja globale e tregut të energjisë.

Para tre javësh, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me Serbinë janë duke u zhvilluar negociata intensive për sigurimin e gazit, por prokurimi duhet të realizohet përmes marrëveshjeve shumëpalëshe, në të cilat do të jetë i përfshirë edhe gjiganti shtetëror rus “Gazprom”./InfoShqip.com

You may also like