Vuçiq: Jam i ngopur nga lojërat e BE-së, prandaj “Ballkani i Hapur” është i rëndësishëm

by admin
Spread the love

Nuk ishte korrekte që Serbia në Bruksel të pret se do të marrë hapje të klasterit të ri, kur Maqedonia e Veriut 17 vjet ka status të kandidatit për anëtarësim me BE-në, ndërsa Shqipëria tetë vjet dhe që të dyja nuk morën datë për fillimin e negociatave, prandaj e jona ishte që të tregojmë solidaritet edhe me popullin vëllazëror të Maqedonisë së Veriut dhe popullin miqësor të Shqipërisë, deklaro sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për atë çfarë mesazhi jep Brukseli me ndarjen e statusit të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë. ndërsa Ballkani Perëndimor nuk ishte temë esenciale.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” dhe marrëdhënien e BE-së, Vuçiq theksoi se “është i ngopur nga lojërat e BE-së”.

“Jam i ngopur nga ato lojëra të BE-së dhe lojërat e njerëzve të rajonit çdoherë duke shikuar si ta nxijmë njëri tjetrin, që këta të mund të luajnë me ne si marionetë. Prandaj ‘Ballkani i Hapur’ është shumë i rëndësishëm dhe prandaj ashtu me pasion, edhe pse kisha një fjalor të lehtë dhe të balancuar, i kam mbështetur vëllezërit dhe miqtë, të cilët kishin pritje të mëdha, por nuk u realizuan. Flas para së gjithash për maqedonasit, të cilët kanë pritur miratim nga Parlamenti bullgar, por jo edhe leje e cila do të thotë se duhet sërish ta ndryshojnë Kushtetutën ose nuk di çka tjetër, që është natyrisht punë e tyre për t’u dakorduar”, deklaroi Vuçiq.

Siç theksoi ai, në Samitin në Bruksel, Ballkani Perëndimor nuk ishte temë esenciale, por temë kryesore ishte Ukraina.

Rreth tentimeve për ndryshimin e kornizës negociuese të BE-së për Serbinë rreth njohjes së Kosovës, Vuçiq vlerësoi se vendi ka tani më kornizë të konfirmuar negociuese e cila nuk mund të ndryshojë.

Vuçiqi shfaqi shpresë se në dhjetor, Serbia do të mund të hapë klaster të ri edhe në kuadër të kësaj e përmendi iniciativën e presidentit francez Emanuel Makron për Bashkësinë politike evropiane, që, sipas tij, do të ishte mundësi për praninë e madhe të bisedimeve, në të cilat do të mund ta dëgjojnë Beogradin, ndërsa me hapjen e klasterëve do të mund të konsiderojë në shuma më të mëdha të parave përmes fondeve evropiane dhe në ndërtimin e politikave në zona individuale.

Vuçiqi tha se pozita e Serbisë është shumë e rëndë rreth vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës, sepse BE-ja tani më e ka zgjedhur anën në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe shumica e vendeve janë në luftë me Rusinë dhe dërgojnë sasi të mëdha të armëve për Ukrainën.

You may also like