Vuçiq e pranon se u takua me Radoiçiqin para sulmit të Banjskës – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe një herë për rastin e Banjskës.

Ai në një intervistë e ka pranuar se e ka takuar tre netë rresht para sulmit, organizatorin kryesor të agresionit, Milan Radoiçiq, por edhe të tjerë.

“Tre netë kam pasur takim me ata. Aty ishin Radoiçiq, Simiq, dhe 10 burra të tjerë”, tha ai për Tv Happy transmeton Klankosova.tv

Vuçiq dha edhe detaje rreth bisedës që patën gjatë takimit.

” Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet” theksoi Vuçiq.

Kreu i shtetit të Serbisë shtoi se përgjegjësit do të ndiqen penalisht.

Më 24 shtator, në Banjskë të Leposaviqit si pasojë e agresionit serb u vra polici Afrim Bunjaku.

Ndërkaq nga grupi terrorist serb u vranë tre persona.

You may also like