Vuçiq e paralajmëron largimin nga drejtimi i partisë që e drejton

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Serbisë dhe kandidati i Partisë Progresive Serbe në zgjedhjet presidenciale, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pas zgjedhjeve do të marrë pjesë në zgjedhjen e qeverisë dhe se më pas do të japë dorëheqje nga kryesimi i partisë.

“Dhjetë vjet në krye të partisë është një periudhë e gjatë, është një periudhë në të cilën Partia Progresive Serbe nuk ka humbur asgjë, është e pabesueshme dhe është koha që dikush tjetër t’i përkushtohet asaj”, tha Vuçiq për Politika.

Ai shtoi se “vullneti elektoral i qytetarëve do të shprehet aq qartë sa nuk mund të jetë më i qartë”, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

You may also like