Vuçiç zgjedh kokat e qeverisë së re, mendjen te Kosova – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, propozoi ish-kryeministren Ana Brnabiç për kandidate për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë.

“Ana nuk do të jetë kryeministre për katër vjet. Mandati i saj do të jetë më i shkurtër dhe do të ketë ndryshime në Qeveri në vitin 2024”, tha Vuçiç në një fjalim nga Presidenca, transmeton Beta.

Vuçiç propozoi Brnabiqin pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore.

Vuçiç më herët kishte paralajmëruar se nga shpallja e mandatit të propozuar deri në përbërjen përfundimtare të qeverisë së re do të duhet pak kohë dhe se Serbia shumë shpejt do të ketë qeverinë e re, shkruan Euroneës.

Zëvendëskryeministër do të jetë Millosh Vuçeviç, ndërsa Ivica Daçiç, përveç pozitës së rëndësishme ministrore, do të mbajë edhe pozitën e koordinatorit të shërbimeve të sigurisë, tha Vuçiç.

“Do të ketë shumë ndryshime në qeveri, por tani kemi një punë të madhe përpara. Nuk kemi asnjë grindje, debat, e dimë shumë mirë se çfarë po bëjmë dhe sa e rëndësishme është ruajtja e sigurisë së vendit. Mendoj se Millosh do të ketë një dozë shtesë përgjegjësie dhe do të përgatitet për funksione më serioze në të ardhmen”, tha Vuçiç.

Kështu, ai i mëshoi sigurisë, duke e kontekstualizuar situatën në tensionet rajonale, me rend të parë Kosovën. /tesheshi.com/

 

 

You may also like