Vuçiç synon pushtimin e veriut të Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, pretendon në një intervistë për CNN se Serbia është krah i zgjatur i Rusisë në Ballkan dhe se synimet e Vuçiçit janë: pushtimi i veriut të Kosovës shkëputja e Republika Srpska në Bosnje për të krijuar një Serbi të Madhe pas kësaj.

Këtë Clark e deklaroi gjatë një interviste me Christiane Amanpour në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Clark dhe Kurti pajtohen që stabiliteti duhet të ruhet në Ballkan dhe se duhet bërë më shumë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën në mënyrë që destabiliteti të mos përhapet në Ballkan.

You may also like