Vuçiç dhe Kurti, një marrëveshje historike! – Shqip

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për kartat e identitetit.

Në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet hyrëse/dalëse për ata që kanë dokumente identiteti të Kosovës dhe Kosova ka rënë dakord që të mos i prezantojë për ata që kanë letërnjoftime serbe, ka bërë të ditur Josep Borrell në Twitter.

“Serbët e Kosovës, si të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur kartat e tyre të identitetit.

BE-ja sapo ka marrë garanci nga kryeministri (Albin) Kurti për këtë qëllim”, tha zyrtari i BE-së.

“Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre,” shtoi Borrell.

Kujtomë se këtë ofertë Prishtina ia ka bërë Beogradit, pra që të heqë ajo masat në kufi, e kësisoj dhe Kosova të mos vërë masa në kuadër të reprocitetit. Me këtë marrëveshje, ka fituar reprociteti i diktuar nga Kurti. /tesheshi.com/

You may also like