Vuciç, betim mbi Ungjill për Kosovën – Shqip

by admin
Spread the love

Në betimin e tij si President i Serbisë për një mandat të dytë, Vuçiç u betua mbi një Ungjill serb e mbi Kushtetutë se nuk do e lëshontë Kosovën

“Betohem që Kosovën do ta ruaj si pjesë e Serbisë”, ishin fjalët e liderit serb.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”, ishin fjalët e Vuçiçit.

Vuçiç bëri betimin për mandatin e tij të parë pikërisht pesë vjet më parë, më 31 maj 2017, dhe për herë të parë, përveç Kushtetutës, ai u betua dhe mbi Ungjillin e Miroslavit, dorëshkrimi cirilik më i vjetër i mbijetuar. /tesheshi.com/

You may also like