Vritet 30 vjeçari në Ferizaj, polici plagos të dyshuarin që u gjet në vend të ngjarjes me armë në dorë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një 30 vjeçar në Ferizaj dyshohet se, mbrëmë pas mesnatës, e ka vrarë një bashkëmoshatar të tij që vdiq në vendin e ngjarjes.

Në ndërkohë afër vendit të ngjarjes, në rrugën “Rexhep Bislimi”, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërjetur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit . I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

You may also like