Vrioni konfirmohet bomber në Austri, më shumë shënon vetëm ylli i Gjermanisë

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Giacomo Vrioni vijon të shkëlqejë në kampionatin austriak, teksa pasditen e sotme ka shënuar dy herë në transfertën e Tirolit ndaj Altach, që u mbyll me rezultatin 0-3.

Vrioni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të, pasi ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa në të 88-ën vulosi fitoren e Tirolit, duke shënuar golin e tretë dhe të dytin personal. Me dopietën e sotme, vrioni shkon në kuotën e 9 golave në kampionat.

Më mirë se sulmuesi shqiptar ka bërë vetëm ylli gjerman i Salzburgut, Karim Adeyemi, që ka dërguar 11 herë topin në rrjetë dhe pikërisht kjo shifër është një tjetër konfirmim për formën e shkëlqyer të Vrionit.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like